

Mendojnë se aplikimi është vetëm “plotëso, ngarko, dorëzo”
Për vizën turistike të Kanadasë, shumë persona mendojnë se mjafton të mbledhin dokumentat, të plotësojnë formularin dhe të shpresojnë që rasti do të kuptohet vetë.
Por një aplikim nuk bëhet i fortë vetëm sepse është dorëzuar.
Bëhet i fortë kur është ndërtuar me qartësi.
Formulari duhet të jetë i saktë
Dokumentat duhet të mbështesin atë që thuhet në formular
Dosja duhet të jetë e organizuar
Situata jote duhet të dalë e kuptueshme
Qëllimi i udhëtimit duhet të jetë i qartë
Lidhjet me vendit tënd duhet të jenë të besueshme
Sepse kur aplikimi yt është i paqartë, i paorganizuar ose me mospërputhje, rasti yt mund të duket më i dobët nga ç’është realisht. Dhe shumica e aplikantëve nuk e kuptojnë këtë derisa është vonë.

Formulari nuk është thjesht një hap teknik. Është një nga bazat e mënyrës si kuptohet rasti yt. Ne e plotësojmë formularin në mënyrë të tillë që informacioni yt, qëllimi i udhëtimit, lidhjet me vendin dhe situata jote personale të paraqiten sa më qartë dhe sa më saktë. Pse ka rëndësi kjo? Sepse edhe kur ke dokumenta të mira, një formular i dobët ose me paqartësi mund ta bëjë rastin tënd të duket më i pasigurt ose më kontradiktor nga ç’është realisht.
Për vizën kanadeze, nuk mjafton vetëm të ngarkosh dokumenta. Dokumentat duhet ta mbështesin rastin tënd me qartësi. Ne të ndihmojmë të përgatisësh dokumentat siç duhet, të shmangësh gabimet dhe mospërputhjet, dhe t’i organizosh në mënyrë që oficerit t’i bëhet më e lehtë të kuptojë situatën tënde. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme, sepse shumë raste dobësohen jo nga mungesa totale e dokumentave, por nga mënyra si janë paraqitur ato.
Përveç formularit dhe dosjes, ne merremi edhe me caktimin e datës më të afërt të mundshme për të lënë shenjat e gishtave dhe për të bërë foton. Kjo e bën procesin më të qartë, më të lehtë dhe më pak stresues për ty, pa pasur nevojë të merresh vetë me çdo hap teknik.
