Shumë njerëz nuk refuzohen për vizën angleze sepse “nuk kishin dokumenta”, por sepse rasti i tyre nuk është paraqitur qartë, saktë dhe bindshëm.

Ne kemi ndihmuar 365+ klientë të marrin vizën me një sistem të provuar — përfshirë persona me 10 refuzime të mëparshme. Ky sistem fokusohet te 3 gjërat që bëjnë realisht diferencën për të marrë miratimin: formulari, dokumentat dhe organizimi i saktë i dosjes.
User rating
5-star rating
5.0
from 31+ reviews
iPhone mockup
+365
Klientë morën vizën
+4
Vite eksperiencë
+50,000
Ndjekës ne rrjete sociale
3x
Të ftuar në media publike

Nëse do të marrësh vizën Angleze, ka shumë mundësi që je këtu për një nga këto arsye:

01

Po aplikon për herë të parë dhe nuk do të bësh gabime.

02

Je refuzuar më parë dhe nuk e kupton çfarë e ka dobësuar dosjen tënde.

03

Ndoshta ke dokumenta, por nuk je i sigurt nëse janë të mjaftueshme, të sakta ose të organizuara siç duhet.

04

Dikush të ka thënë “mblidhi dokumentat dhe apliko”, por ti e ndjen që çështja nuk është kaq e thjeshtë.

05

Ke frikë se një detaj i paqartë, një mospërputhje ose një formulim i dobët mund të ta dëmtojë rastin pa e kuptuar fare.

06

E vërteta është kjo: kjo frikë nuk është pa arsye.

Për vizën angleze, shumë aplikantë nuk humbasin sepse nuk kanë asgjë për të paraqitur.

Humbasin sepse ajo që paraqesin nuk e bën rastin e tyre të duket aq i qartë dhe i fortë sa duhet.

Pra jo thjesht: “a ke dokumenta?”

Por: a e mbështesin dokumentat, formulari dhe shpjegimi njëra-tjetrën në mënyrë logjike dhe të pastër?

Gabimi që bëjnë shumë aplikantë për vizën angleze:

Mendojnë se sa më shumë dokumenta të dërgojnë, aq më i fortë bëhet rasti... Kjo është një nga bindjet më të zakonshme — dhe një nga më të rrezikshmet.

Shumë persona mendojnë: “Po i dërgova të gjitha, duhet ta kuptojnë vetë.”

Por problemi është se një dosje nuk bëhet më e fortë vetëm sepse është më e madhe. Bëhet më e fortë kur është më e qartë.

Nëse dokumentat janë të shumta por nuk mbështesin mirë historinë e rastit…

Nëse formulari thotë një gjë, ndërsa dokumentat lënë hapësirë për një tjetër interpretim…

Nëse qëllimi i udhëtimit, financat, lidhjet me vendin dhe informacioni personal nuk paraqiten qartë…

Atëherë rasti yt nuk duket më i fortë. Mund të duket më i paqartë. Dhe paqartësia nuk ndihmon në një proces si ky. Paqartësia krijon dyshim. Dyshimi dobëson besimin. Dhe kur besimi dobësohet, rasti yt nuk po paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Si funksionon sistemi ynë për vizën turistike Angleze

01

Plotësimi i saktë i formularit

Formulari është një nga bazat e mënyrës si kuptohet rasti yt.Ne e plotësojmë formularin duke u bazuar në situatën tënde konkrete, në mënyrë që informacioni yt, qëllimi i udhëtimit, lidhjet me vendin dhe të dhënat kryesore të paraqiten në mënyrë sa më të saktë dhe logjike. Pse ka rëndësi kjo? Sepse edhe kur ke dokumenta të mira, një formular i dobët ose i paqartë mund të krijojë paqartësi që e dobësojnë gjithë rastin.

02

Përgatitja dhe organizimi i dokumentave

Për vizën angleze, nuk mjafton vetëm të kesh dokumenta. Dokumentat duhet të mbështesin rastin tënd në mënyrë të qartë. Ne të ndihmojmë të përgatisësh dokumentat saktë, të shmangësh mospërputhjet dhe t’i organizosh në mënyrë që kur të kontrollohen, situata jote të jetë sa më e kuptueshme dhe sa më e pastër. Kjo pjesë është kritike, sepse shumë aplikime dobësohen jo nga mungesa totale e provave, por nga mënyra e dobët si janë paraqitur ato prova.

03

Caktimi i datës për shenjat e gishtave

Përveç formularit dhe dosjes, ne merremi edhe me caktimin e datës më të afërt të mundshme për të lënë shenjat e gishtave dhe për të bërë foton.Kjo e bën procesin më të qartë dhe më të lehtë për ty, pa pasur nevojë të humbasësh kohë duke u marrë vetë me çdo hap teknik.

Pse kaq shumë njerëz na besojnë me rastin e tyre

Sepse në këtë treg njerëzit janë lodhur nga premtimet.
Duan të shohin prova që dikush tjetër ka kaluar të njëjtin stres, të njëjtat paqartësi, të njëjtat frikëra — dhe janë ndjerë të sigurtë me mënyrën si është trajtuar rasti i tyre.

Ky shërbim është për ty nëse…

Po aplikon për herë të parë dhe nuk do ta nisësh gabim
Je refuzuar më parë dhe nuk do të hysh prapë me të njëjtat dobësi
Do të vizitosh familjarë, të marrësh pjesë në një event ose të udhëtosh përqef
Ke dokumenta, por nuk je i sigurt si duhen paraqitur
Nuk do ta lësh rastin tënd në dorë të një agjensie që bën vetëm minimumin
Do që dosja jote të jetë më e qartë, më e organizuar dhe më profesionale
Do mbështetje reale gjatë procesit, jo vetëm plotësim formulari
Nuk ke kohë ose nerva të merresh vetë me gjithçka pa e ditur nëse po e bën mirë
Dashboard mockup

Pyetje që i dëgjojmë shpesh për Vizën Turistike Angleze🇬🇧

1. Kam shumë dokumenta. A do të thotë kjo që rasti im është i fortë?
Jo domosdoshmërisht. Dosja bëhet e fortë kur dokumentat, formulari dhe logjika e rastit përputhen dhe e bëjnë situatën tënde të qartë. Sasia nuk zëvendëson qartësinë.
2. Jam refuzuar më parë. A ka kuptim të aplikoj përsëri?
Po, por jo duke përsëritur të njëjtën mënyrë si herën e kaluar. Shpesh duhet kuptuar çfarë e ka dobësuar aplikimin dhe si duhet forcuar ai.
3. Po sikur të mos jem i sigurt cilat dokumenta duhen?
Kjo është një nga arsyet pse shumë njerëz kërkojnë ndihmë. Pjesë e punës sonë është të të udhëzojmë për dokumentat dhe mënyrën si duhen përgatitur dhe organizuar.
4. A mjafton të jem korrekt dhe i sinqertë?
Sinqeriteti është bazë. Por nuk mjafton nëse rasti paraqitet dobët, pa strukturë ose me paqartësi. Oficeri duhet ta kuptojë qartë rastin tënd nga ajo që sheh në aplikim dhe dosje.
5. Po nëse një agjensi tjetër ma ka bërë më parë aplikimin gabim?
Kjo ndodh shpesh. Por nëse rasti yt nuk është trajtuar siç duhet, nuk do të thotë që duhet lënë ashtu. Rasti mund të rishikohet dhe të paraqitet më mirë.