Refuzimi i vizës amerikane nuk ndodh sepse “nuk i plotëson kriteret”... por sepse rasti yt nuk është paraqitur në mënyrën e duhur.

Ne kemi ndihmuar 365+ klientë të marrin vizën me një sistem të provuar — përfshirë persona me 10 refuzime të mëparshme. Ky sistem fokusohet te 3 gjërat që bëjnë realisht diferencën për të marrë miratimin: formulari, përgjigjet në intervistë dhe prezantimi i rastit tënd.
User rating
5-star rating
5.0
from 31+ reviews
iPhone mockup
+365
Klientë morën vizën
+4
Vite eksperiencë
+50,000
Ndjekës ne rrjete sociale
3x
Të ftuar në media publike

Nëse do të marrësh vizën amerikane, ka shumë mundësi që je këtu për një nga këto arsye:

01

Po aplikon për herë të parë dhe nuk do ta nisësh procesin gabim.

02

Je refuzuar më parë dhe nuk e kupton pse.

03

Je lodhur me njerëz që të thonë “provoje njëherë” pa ta shpjeguar realisht çfarë po bën.

04

Ke dalë nga intervista me ndjesinë se gjithçka varej nga humori i oficerit atë ditë.

05

Mendon se vendimi ishte marrë para se të hyje në intervistë.

06

Ke frikë se një gabim i vogël në formular ose një përgjigje e gabuar të kushton më shumë se sa e kupton.

Dhe të themi të drejtën — është normale që të mendosh kështu.

Kur dikush paguan tarifën, pret me javë ose muaj të tërë, hyn në intervistë me stres, i bëjnë ndoshta vetëm 2-3 pyetje dhe refuzohet brenda pak minutash… është e lehtë të dalë me bindjen:

“Paska qenë fat.”

“Paska qenë e vendosur që para.”

“Ambasada do vetëm lekët.”

“Intervista qenka formalitet.”

Por pikërisht kjo bindje është ajo që mban shumë aplikantë të bllokuar.

E vërteta që shumica e aplikantëve e kuptojnë shumë vonë

Problemi më i madh nuk është vetëm refuzimi... është që shumica nuk e kuptojnë çfarë e refuzoi realisht rastin e tyre.

Shumë njerëz mendojnë se intervista nuk ka rëndësi sepse zgjat pak

Të tjerë mendojnë se formulari është thjesht diçka për tu plotësuar.

Të tjerë mendojnë se mjafton të thuash të vërtetën dhe oficeri “duhet” ta kuptojë vetë situatën.

Por procesi nuk funksionon kështu.

Shumë aplikantë nuk refuzohen sepse janë “rast i keq”.

Refuzohen sepse hyjnë në proces me një paraqitje të dobët të situatës së tyre. Kjo është ajo që shohim vazhdimisht te njerëzit që na kontaktojnë pas refuzimeve:

Formular i plotësuar pa strategji

Përgjigje që japin janë të vërteta, por jo bindëse mjaftueshëm

Kanë emocione, paqartësi ose nxitohen në intervistë

Janë të papërgatitur për pyetje të zakonshme të oficerëve

Lidhjet me vendin e tyre nuk paraqiten aq fort sa duhet

Bëjnë gabime që as vetë ata nuk i kuptojnë se i kanë bërë

Dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz mbeten të habitur pas refuzimit. Sepse në mendjen e tyre, ata “i kishin të gjitha.” Por ambasada nuk vlerëson atë që ti ke në mendje. Vlerëson atë që kupton nga mënyra si rasti yt është paraqitur. Kjo do të thotë që një rast mesatar, i paraqitur fort, mund të duket shumë më bindës se një rast i mirë, i paraqitur dobët. Dhe pikërisht këtu hyn në punë sistemi ynë.

Si funksionon sistemi ynë për vizën turistike amerikane

01

Plotësimi i saktë i formularit

Formulari është pjesa e parë e mënyrës si kuptohet rasti yt nga Ambasada Amerikane. Ne e plotësojmë formularin në mënyrë që lidhjet qe ke me vendin tend, qëllimi i udhëtimit dhe informacioni yt të paraqiten sa më qartë dhe sa më saktë. Sepse një formular i dobët mund ta bëjë rastin tënd të duket më i paqartë, më i dobët ose më kontradiktor nga ç’është realisht.

02

Përgatitja me pyetje dhe përgjigje të personalizuara

Shumica e njerëzve nuk refuzohen sepse “nuk dinë të flasin”. Refuzohen sepse nuk dinë si ta shpjegojnë situatën e tyre në mënyrë që krijon besim. Ti do të marrësh një listë të personalizuar me pyetjet që oficerët do të bëjnë dhe përgjigjet më të mira të bazuara te rasti yt. Kjo do të ndihmojë të japësh përgjigje që krijojnë besim tek oficerët dhe të mos futesh në intervistë me përgjigje të paqarta për oficerët ose të improvizuara.

03

Trajnimi i intervistës

Kjo është pika ku të gjitha agjensitë ndalen. Ne jo. Ne zhvillojmë një seancë trajnimi ku simulojmë intervistën reale dhe luajmë rolin e oficerëve të ambasadës. Në këtë trajnim ne shohim:
-
ku mund të gabosh
- ku përgjigjja jote nuk krijon besim
- ku jeni të paqartë
- ku po e dobëson rastin pa e kuptuar
- si të përgjigjesh më mirë
- çfarë duhet të shmangësh
- si të menaxhosh më mirë emocionet dhe komunikimin në intervistë

Ky trajnim është ai që shumë njerëz do të kishin dashur ta kishin para intervistës së tyre të parë.

Këto janë disa nga arsyet pse besojmë kaq fort te ky sistem

Me heren e 8-te arrita te marr vizen me ndihmen e Visa Solutions. Me ndihmuan me pyetjet, te cilat ishin te njejtat pyetje qe mua me beri oficeri. Nese keni frike se do te refuzoheni, Visa Solutions eshte ajo qe ju ndihmon me te gjitha!

Estref Hoxha

Refuzuar 7 Here❌

"Jam shumë e kenaqur me shërbimin e kesaj agjensie. Ju këshilloj të gjithëve të kontaktoni Visa Solutions sepse aty do të gjeni zgjidhjen!"

Veronika B

Hera e saj e pare

"I kisha shpresat e humbura, dhe nuk kisha ndonjë arsye të fortë për tu kthyer për të fituar vizën, por me ndihmën që më dha Visa Solutions sot jam e paisur me Vizë dhe jam shumë e lumtur!"

Xhoana

Hera e saj e pare

Pse kaq shumë njerëz na zgjedhin pikërisht ne

Në këtë treg, njerëzit nuk kanë mungesë premtimesh. Kanë mungesë besimi. Prandaj ne nuk mbështetemi te premtime boshe. Mbështetemi te prova reale:

Ky shërbim është për ty nëse…

Po aplikon për herë të parë dhe nuk do ta nisësh gabim
Je refuzuar më parë dhe nuk do të hysh prapë me të njëjtat dobësi
Do të vizitosh familjarë, të marrësh pjesë në një event ose të udhëtosh përqef
Ke nevojë për ndihmë me formularin dhe intervistën
Nuk do t’ia lësh rastin tënd një agjensie që bën vetëm minimumin
Do një proces më të qartë, më të menduar dhe më të personalizuar
Do të dish çfarë të thuash, si ta thuash dhe çfarë të mos bësh gabim
Dashboard mockup

Pyetje që i dëgjojmë shpesh për vizën turistike amerikane

Jam refuzuar më parë. A ka kuptim të aplikoj përsëri?
Po, në shumë raste ka kuptim — por jo duke përsëritur të njëjtën mënyrë si herën e kaluar. Ajo që ka rëndësi është të kuptohet ku është dobësuar rasti dhe si duhet të paraqitet më mirë.
A është e vërtetë që duhet të pres 6 muaj pas refuzimit?
Jo domosdoshmërisht. Kjo nuk është një rregull i shkruar që vlen njësoj për të gjithë. Varet nga rasti dhe nga ajo që duhet korrigjuar ose sqaruar.
Po sikur një agjensi tjetër ma ketë plotësuar më parë formularin gabim?
Kjo ndodh më shpesh nga sa mendohet. Prandaj ne e rishohim rastin sipas situatës tënde dhe fokusohemi te mënyra si duhet të paraqitet më mirë tani.