

Sepse Viza Studenti F-1 nuk eshte nje aplikim ku mjafton te thuash “dua te studioj ne Amerike”.Ne kete proces, oficeri nuk shikon vetem nese je pranuar nga nje shkolle. Ai shikon nese i gjithe rasti yt ka logjike.
A ka kuptim programi qe ke zgjedhur?
A lidhet me arsimin tend te meparshem?
A eshte universiteti ose programi i besueshem per profilin tend?
A jane financat te qarta?
A eshte sponsori i shpjeguar mire?
A di ti ta mbrosh zgjedhjen tende ne interviste?
A ke nje plan te qarte pas perfundimit te studimeve?
Prandaj, per vizen studentore, problemi nuk eshte vetem aplikimi. Problemi eshte menyra si ndertohet dhe prezantohet i gjithe rasti yt.
Shume persona mendojne se nese marrin I-20 nga nje shkolle, viza eshte pothuajse e sigurt. Por I-20 nuk e garanton vizen. I-20 eshte nje pjese shume e rendesishme e procesit, por ne interviste duhet te dish te shpjegosh qarte pse po zgjedh ate universitet, pse ate program, kush po te financon, cfare plani ke pas studimeve dhe pse rasti yt ka kuptim.
Pra jo thjesht: “Kam pranimin nga shkolla.”
Por: A eshte i gjithe rasti yt i qarte, logjik dhe i besueshem per oficerin?
Sepse mund te jesh pranuar. Mund te kesh sponsor. Mund te kesh dokumente. Mund te kesh qellim real per te studiuar.
Por nese zgjedhja e programit nuk shpjegohet mire, nese financat duken te paqarta, nese DS-160 nuk eshte konsistent, ose nese pergjigjet ne interviste jane te dobeta, rasti yt mund te duket me i dobet nga sa eshte ne te vertete.

Ne fillim analizojme situaten tende per te kuptuar sa i forte eshte rasti dhe cfare strategjie duhet ndjekur. Kjo na ndihmon te kuptojme nese rasti yt eshte i forte, mesatar ose me risk, dhe si duhet ndertuar procesi.
Nese nuk ke zgjedhur ende universitetin, ne kerkojme 3-5 universitete ose programe te pershtatshme ne Amerike. Ne nuk fokusohemi thjesht te shkolla “te lehta”. Ne fokusohemi te programe qe kane kuptim me profilin tend.
Pasi zgjedhim opsionet me te pershtatshme, te ndihmojme me aplikimin per pranim ne universitet ose program.
Pasi merret I-20, fillon faza e aplikimit per vize. Qellimi eshte qe aplikimi yt te jete i sakte, dokumentet te jene te organizuara dhe cdo informacion te kete logjike me rastin tend.
Intervista eshte nje nga pjeset me te rendesishme te procesit.Ne te pergatisim me pyetje dhe pergjigje te personalizuara sipas rastit tend. Qellimi eshte qe ti te jesh i/e qarte, i/e pergatitur dhe te dish si ta prezantosh rastin tend ne menyren me te mire te mundshme.
